Biznesmeni ia lë "Zotit" kompaninë miliarda dollarëshe: Nuk dua të shkatërroj familjen time

Një CEO miliarder ka zbuluar se kompaninë nuk do t’ia lërë familjes së tij, por Zotit.

David Green është themeluesi i Hobby Lobby - një zinxhir prej rreth 1000 dyqanesh arti dhe zejtarie në 47 shtete të SHBA-së.

Duke ndjekur një rrugë të ngjashme me themeluesin e Patagonisë, Yvon Chouinard, i cili ia dha kompaninë e tij të modës një organizate jofitimprurëse, Green ka vendosur se nuk do t'ia japë kompaninë e tij familjes.

Djali 80-vjeçar i një predikuesi ka folur hapur se pse Zoti është 'pronari i vërtetë' i biznesit të tij.

Hobby Lobby Stores - të cilat filluan për herë të parë në gusht 1972 në North Oklahoma City - u renditën në pozitën 64 në kompanitë më të mëdha private të Amerikës në 2021, sipas Forbes .

Kompania raportohet gjithashtu se ka bërë të ardhura vitin e kaluar prej 6.4 miliardë dollarësh.

Që nga 22 tetori Green dhe familja e tij thuhet se kanë një vlerë neto të kombinuar prej 13.4 miliardë dollarësh.

Megjithatë, familja e tij do të duhet të mjaftohet me pasurinë që ka tashmë, pasi Green ka njoftuar se po ndan rrugët me Hobby Lobby dhe do t'ia dorëzojë kompaninë e tij Zotit.

Në një artikull të shkruar për Fox News , CEO zbuloi se kishte marrë vendimin e tij pas pyetjes: "Cili është burimi i vërtetë i suksesit?"

"Në mesin e viteve 1980 kalova një periudhë ku u bëra krenar duke menduar se kisha prekjen e Midas - dhe gati e humba biznesin. Zoti duhej të më tregonte se ishte ai që dha sukses. Bibla thotë në Ligjin e Përtërirë 8.18 se është Zoti ai që na jep fuqinë për të bërë pasuri."