Shi parash në një autostradë në Kili
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2022, 19:54
Një vjedhje dyqani përfundoi në një ndjekje me makinë dhe duke u derdhur para në një autostradë në Kili.
Sipas mediave lokale, hajdutët e dyshuar u përpoqën të vidhnin gati 10 milionë pesos kilian (10,300 dollarë).
Paratë u gjetën nga policia dhe gjashtë persona janë arrestuar.
Moment i shpërndarjes së parave në autostradë është kapur në kamera dhe BBC ka bërë publike videon.