Pikturoi me bojëra makinash, ja si nisi pasioni i Shaze Berishës
Talenti i Shaze Berishës jetonte i fshehur brenda saj.
Ajo krejt rastësisht filloi të bënte portrete por që rezultuan të ishin të arrira.
Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA Shaze Berisha rrëfeu se nëjë shtysë ka qenë dhe kunata e saj e cila teksa shihte portretet që ajo bënte i ka sugjeruar të vijoj me pikturën.
Ajo rrëfen se në momentin e parë kur vendosi të pikturojë nuk kishte as bojëra dhe ju desh të punojë me bojërat e makinës së burrit.
Shaze Berishës: Pas atij skicimi bëja portretet e të afërmve. Kunata ka qenë një çekiç mbi kokë më tha vijo me bojëra se mbase ja del më mirë. Nuk kisha bojëra. Bashkëshorti merrej me lyerje makinash. Në një servis që punon mora ca bojëra makinash ca kompensata, një penel të thjeshtë dhe nisa të pikturoja. Një emocion i paparë.
Shaze ka pikturuar dhe portrete vipash por thotë se këtë nuk e ka bërë për famë por kanë qenë ata të cilët ia kanë kërkuar një gjë të tillë.
“Portretet e vipave i kam bërë se mi kanë kërkuar vetë ato. Qëllimi i vetëm ka qenë se unë doja të bëja një gjë në jetë. Doja të merresha me diçka që të më plotësonte. Ka pasur raste që flija në 4 të mëngjesit mësoja gjëra të ndryshme se është e vështirë pa shkollë , kam mësuar çdo gjë vet.”
