Vodhi plot 122 milionë dollarë nga Facebook dhe Google vetëm duke u kërkuar para
Ndonjëherë idetë më të thjeshta janë më efektive dhe ndoshta asnjë rast nuk e ilustron këtë më shumë se ai i Evaldas Rimasauskas.
Historia e Evaldas është kaq e jashtëzakonshme, saqë mund të bëhej film.
Mashtruesi teknologjik arriti të vidhte 122 milionë dollarë nga Facebook dhe Google thjesht duke u kërkuar atyre paratë.
Midis 2013 dhe 2015, Evaldas nga Lituania mori 99 milion dollarë nga Facebook dhe 23 milion dollarë nga Google duke falsifikuar fatura për mallrat që nuk i kishin porositur. Çuditërisht, të dyja kompanitë paguan.
Para kësaj, Evaldas kishte krijuar një kompani të inkorporuar në Letoni që kishte pak a shumë të njëjtin emër si Quanta Computer Inc, një firmë e prodhimit të kompjuterëve dhe pajisjeve elektronike me bazë në Tajvan.
Sipas Zyrës së Prokurorit të SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut , gjigantët e teknologjisë kryen 'transaksione shumëmilionëshe' me Quanta.
Por në vend që të paguanin për shërbime të ligjshme, ata po dërgonin para në llogaritë bankare në Letoni dhe Qipro që kontrolloheshin nga Evaldas.
