Zbulohet në thellësi peshku ylber që lind femër dhe bëhet mashkull
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2022, 17:15
Në Maldive, midis 40 dhe 70 metra nën Oqeanin Indian, ka tufa peshqish me ngjyra të ndezura, të cilët kurrë nuk arrijnë deri te shkëmbinjtë koralorë në sipërfaqe.
Cirhilabrus finifenmaa është një nga speciet e shumta që shkencëtarët e zhytjes së thellë kanë gjetur.
Për të fotografuar dhe mbledhur ekzemplarë në zonën mezofotike, shkencëtarët përdorin pajisje të specializuara zhytjeje që riqarkullojnë ajrin e nxjerrë në vend që të fryjnë flluska drejt e në ujë.
Ata e fillojnë jetën si femra dhe bëhen meshkuj, duke u bërë dukshëm më shumëngjyrësh. Meshkujt zbukurohen me ngjyra mahnitëse gjatë sezonit të çiftëzimit, me sa duket për t'u bërë përshtypje femrave.
