Dronë nga Irani për sulmet në Ukrainë, Kim: Rusia ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë deklaratën e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, ku thuhet se ka prova që Rusia ka marrë dronë nga Irani, të cilët po i përdor për të sulmuar Ukrainën.
Rusia ka blerë dronë UAV nga Irani në kundërshtim me rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Këto po përdoren për të goditur civilët ukrainas dhe infrastrukturën civile kritike. Është kjo deklarata që vjen nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim e cila shpërndau këtë të enjte një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me dërgimin e dronëve nga Teherani për Rusinë, të cilët janë përdorur ditët e fundit për të sulmuar në Ukrainë.
Në deklaratën e tij, DASH njoftoi bashkimin e SHBA-së në krah të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës në ngritjen e çështjes së transferimit të dronëve nga Irani në Rusi në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku anëtarët e Këshillit morën informime ekspertësh nga Sekretariati i OKB-së mbi raportet e transferimit të këtyre armëve të rrezikshme.
Sipas deklaratës, Shtetet e Bashkuara filluan të paralajmërojnë në korrik se Irani po planifikonte të transferonte UAV në Rusi për t’i përdorur në luftën brutale të Rusisë kundër Ukrainës dhe tani kemi prova të bollshme që këto UAV po përdoren për të goditur civilët ukrainas dhe infrastrukturën kritike civile.
Ndërsa Irani vazhdon të gënjejë dhe të mohojë ofrimin e armëve Rusisë për përdorim në Ukrainë, ne jemi të përkushtuar të punojmë me aleatët dhe partnerët për të parandaluar transferimin e armëve të rrezikshme në Rusi.
“Ne nuk do të hezitojmë të përdorim sanksionet tona dhe mjete të tjera të përshtatshme për të gjithë të përfshirët në këto transferime.
Ne gjithashtu do të vazhdojmë të shtojmë ndihmën e paprecedentë të sigurisë për Ukrainën, duke përfshirë aftësitë e mbrojtjes ajrore, në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet nga këto armë”, thekson Departamenti Amerikan i Shtetit në deklaratën e publikuar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë.
Escobar po qëndron në kryeqytetin serb një ditë pas vizitës në Kosovë.
Ai pritet të takohet edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Të mërkurën në Prishtinë, ai takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues të opozitës.