Milan, komplikohet çështja e rinovimit të kontratës së Rafael Leaos
Rinovimi i Milanit me Rafael Leaon komplikohet për shkak të çështjeve burokratike. Sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi portugez është në mes të kontestimit mes avokatit Ted Dimvula dhe agjentit Jorge Mendes.
Lojtari nuk e ka zgjdhur ende mosmarrëveshjen kontraktuale që ka me Sportingun e Lisbonës nga ku u largua në vitin 2018 për te Lille për shkak të kontestimit që po i bënin tifozët në atë kohë klubit bardhjeshil. Sportingu kërkon 19 milionë euro por as Milan, as Lille dhe as vetë lojtari nuk janë të gatshëm të kënaqin kërkesën e klubit luzitan.
Në këtë mënyrë, çështja po vazhdon të zvarritet edhe më shumë në tryezën e bisedimeve mes Milanit dhe lojtarit të cilët po kërkojnë rinovimin. Një nga hipotezat është që Milani ta ndihmojë financiarisht sulmuesin për të mbyllur probemet që ka me Sportingun.
Marrëdhëniet mes palëve janë shumë të tensionuara. Opsionet në tryezë janë dy; Rinovim i kontratës me 7 milionë në vit dhe shumën e Sportingut e paguan Milani ose 10-12 milionë në vit dhe klubi kuqezi nuk ka detyrime ndaj luzitanëve.

