Kante jep lajmin e keq për Francën, operohet dhe rrezikon gjithë sezonin

N'Golo Kante nuk do të luajë në Kupën e Botës pasi iu nënshtrua operacionit për të zgjidhur problemin e hershëm me dëmtimin e pësuar në miqësoren e gushtit Tottenham-Chelsea. 

Që prej datës 14 gusht, Kante punoi për t’u rikuperuar por ishte e pamundur që 31-vjeçari ta kalonte dëmtimin pa ndërhyrje dhe në këtë mënyrë, gatë orëve të fundit, mjekët e Chelseat në konsultim me ata të Kombëtares së Francës vendosën për ndërhyrjen që do t’i kushtojë minimalisht 4 muaj larg fushave të blerta.

Kante u rikthye në stërvitje gjatë javës së shkuar por mjekët evidentuan se dëmtimi u rikthye madje u përkeqësua. Në këtë mënyrë, Kante, kontrata e të cilit me Chelsean skadon në fund të sezonit, do të rikthehet në fushë vetëm në mesin e muajit shkurt.

Gjatë 3 viteve të fundit Kante nuk ka arritur të luajë në vazhdimësi pasi që prej finales së 2019-ës në Europa League, kamioni i botës ka muguar në plot 57 ndeshje pikërisht për shkak të dëmtimit në pjesën e pasme të muskujve të kofshës.