Nurellari: Situata në favor të Kosovës me Rusinë e gjunjëzuar, por Kurti nuk po e shfrytëzon
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, politologu Adri Nurellari u shpreh se moment shumë të favorshëm për Kosovën, me një rusi të gjunjëzuar.
Ai tha se në krye të qeverisë së Kosovës është një njeri kundër dialogut dhe negociatave që nuk po e shfrytëzon këtë situatë.
Nurellari: E shikoj këtë moment shumë të favorshëm për Kosovën, me një rusi të gjunjëzuar dhe një humbje imazhi në nivel ndërkombëtar. Aleanca e dikurshme Beograd Rusi tashmë një është barrë dhe një aset. Në krye të qeverisë së Kosovës është një njeri kundër dialogut dhe negociatave që nuk po e shfrytëzon këtë situatë.
Ai ka kushtet më të mira për të arritur disa marrëveshje, sepse Serbia nuk është në kushtet kur duhet të largohej nga influenca ruse. Kurti po qeveris i vetëm sepse ka shumicën. Ka një opozitë shumë konstruktive që e mbështet procesin e dialogun.

