Kombëtarja hap dyert për Superioren, Partizani me 4 lojtarë në Abu Dhabi

Kombëtarja Shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore në 26 tetor kundër Arabisë Saudite në Abu Dhabi. Trajneri Edoardo Reja, për herë të parë në 4 vite punë në stolin kuqezi, do të hapë dyert plotësisht për lojtarët e Kategorisë Superiore.

Sipas RTSH,  4 janë klubet e futbollit elitar shqiptar ku do të bazohet trajneri italian. Partizani kryeson me 4 lojtarë i ndjekur nga Tirana dhe Vllaznia me nga 3 dhe Teuta me 2. Në listën e pritjes janë edhe Cara, Ismajlgeci e Herald Marku ndërsa nga jashtë janë thirrur Toli, Seferi, Balaj e Cikalleshi por edhe emra të tjerë. Lista e plotë do të zbardhet në datën 20 tetor ndërsa grumbullimi në “Tropikal” do të nisë në datën 22 për të udhëtuar në 24 drejt vendit nga Lindja e Mesme.

Lista e pjesshme;

TIRANA

Redon Xhixha
Sherif Kallaku
Ardit Deliu

TEUTA

Albion Marku
Lorenco Vila

 

VLLAZNIA

Erdenis Gurishta
Esin Hakaj
Esat Mala

PARTIZANI

Eneo Bitri
Andi Hadroj
Arinaldo Rrapaj
Xhuliano Skuka

 

NGA JASHTË

Bekim Balaj (Turqi)
Sokol Cikalleshi (Arabia Saudite)
Ardit Toli (Ukrainë)
Taulant Seferi (Ukrainë)

 

LISTA E PRITJES

Ismajlgeci (Tirana)
H. Marku (Vllaznia)
Cara (Partizani)