"Alieni" Valverde rrezikoi të rrëzonte portën dhe të vriste iranianët

Kush e ka parë ndeshjen eleminatore të Kupës së Botës, Uruguaj-Peru? Përtej rezultatit, në atë takim të gjithë nisën të kuptojnë se në Uruguaj ka lindur një futbollist anormal, Enrico Valverde.

Toni Kroos e konsideron një nga tre më të fortët në botë dhe një arsye për këtë ka. Shikoni se si kthehet topi pasi përplaset në shtyllë nga Valverde në ndeshjen e Uruguajit. Duket sikur sfera del jashtë ekranit në një fraksion sekonde për shkak të forcës së ushtruar në shtyllë. 

Pak muaj më vonë, në një miqësore kundër Iranit e goditi topin me forcë në katër raste dhe në tre prej tyre kundërshtarët u rrëzuan në tokë. Goditje jashtë standarteve njerëzore. 

Por nuk mbaron me kaq sepse në ndeshjen e luajtur në "Camp Nou" disa muaj më parë ai bëri sërish portën të dridhej.

Shikoni çfarë bën "alieni" Valverde edhe kundër Kilit ku do ju duhen pak sekonda për ta kuptuar që topi ka hyrë në rrjetë. 

https://youtu.be/clVaMWKSLEg