Dalin pamjet, momenti i shpërthimit të avionit ushtarak rus mbi qytetin e Yeysk

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon avionin ushtarak rus duke fluturuar në lartësi të ulët dhe duke zbritur. 

Në pamje duhet një blic që ka të ngjarë të lidhet me një shpërthim të motorit. 

Më pas avioni bie dhe shpërthejnë flakët gjigante. 

Video të tjera të postuara në mediat sociale tregonin flakët gjigante që dilnin nga një ndërtesë e lartë në të cilën u rrëzua avioni rus.

Agjencia e lajmeve RIA raportoi se avioni ishte një Sukhoi -34 që u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor. TASS raportoi se avioni u rrëzua pasi një zjarr shpërtheu në një nga motorët e tij.

Zjarri i shkaktuar nga rrëzimi i avionit u përhap në një sipërfaqe prej rreth 2000 metra katrorë, sipas shërbimit rus të reagimit emergjent.

Derti tani raportohet për katër të vrarë nga shpërthimi, ndërkohë  6 persona të tjerë figurojnë të zhdukur.