Bombardime me dronë kamikazë, 585 qytete dhe fshatra në Ukrainë në blackout total

Si rezultat i sulmeve ruse gjatë 24 orëve të fundit, 585 qytete dhe fshatra anembanë Ukrainës janë tani pa energji, tha zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Yevhen Yenin.

Duke folur drejtpërdrejt për TV ukrainas, ai thotë se rusët "terrorizuan jo vetëm Kiev por rajone të tëra të Ukrainës".

Yenin thotë se numri i konfirmuar i vdekjeve të një sulmi rus në një objekt të prodhimit të energjisë në rajonin verilindor të Ukrainës Sumy është rritur në katër. Autoritetet lokale raportuan më parë tre viktima.

Një sulm i ngjashëm u krye në rajonin juglindor të Dnipropetrovsk, thotë ai. Nuk ka pasur viktima.

"Rusia po kërkon të gjitha objektet që lidhen me energjinë," paralajmëron zëvendësministri i brendshëm.

"Ata duan të shkaktojnë kaos në industrinë e energjisë."