Ambasada kineze në Kiev u kërkon bashkatdhetarëve të largohen nga Ukraina
Ambasada kineze në Kiev dhe Ministria e Jashtme kineze u kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve që aktualisht banojnë në Ukrainë që të forcojnë masat paraprake të sigurisë" dhe të evakuohen për shkak të situatës shqetësuese aktuale.
Në njoftim shtohet se ambasada kineze do të ndihmojë në organizimin e evakuimit të njerëzve në nevojë.
Ditët e fundit, Pekini i kishte kërkuar tashmë bashkatdhetarët që të kërkonin strehim dhe të merrnin furnizime emergjente pas sulmeve me raketa të nisura nga Rusia.
Selia diplomatike në Kiev kishte rekomanduar largimin e qytetarëve kinezë sapo të krijohen kushtet për ta bërë këtë në siguri dhe kishte shprehur shqetësim për zhvillimet e luftës.
Ajo ka bërë thirrje për negociata dhe një ndërhyrje nga Këshilli i Sigurimit, të cilat duhet të shfrytëzojë plotësisht mjetet e ndërmjetësimit të parashikuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara.
