A do jetë Trumpi kandidat për president? Analistët: Zgjedhjet afatmesme të 8 nëntorit do e përcaktojnë
A do të jetë Trumpi kandidat në vitin 2024? Për shumë analistë amerikanë këtë përgjigje do e marrim më 8 nëntor. Nëse Republikanët marrin Kongresin në zgjedhjet afatmesme, Trumpin do ta shohim kandidat sërish.
Amerikanët do t’u drejtohen kutive të votimit në nëntor për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Dhomën e Kongresit amerikan.
Zgjedhjet po priten me shumë interes nga të dyja kampet, demokratë e republikanë, që janë të angazhuar për të fituar sa më shumë zemrat e publikut.
Sondazhet e medieve më të mëdha amerikane tregojnë se shqetësimi kryesor është ekonomia dhe inflacioni që ka ndikuar në rritjen e çmimeve.
Prova e madhe e këtyre zgjedhjeve është nëse do të jetë Trumpi kandidat në presidencialet e 2024-ës. Në rast fitoreje të Kongresit, për shumë analistë, Trumpi do të jetë kandidat.
Ndërkohë, një pjesë sheh edhe guvernatorin aktual të Floridas Ron deSantis si pretendent.
Beteja mes demokratëve dhe republikanëve është e fortë dhe analistët shkruajnë se ka një situatë tejet të polarizuar në SHBA.
Ndërsa Kongresi i kontrolluar ka nisur një hetim të trazirat dhe dhunan e 6 janarit në Kapitol, analistët amerikanë shkruajnë se republikanët, nëse marrin nën kontroll Kongresin, do të nisin hetim për djalin e Bidenit, Hunter Bidenin, për dyshimet e lidhjeve të tij me Kinën.
