"Mendjemadhe, prepotente, arrogante dhe qesharake" ja si e etiketon Berlusconi Giorgia Melonin
Nis sot një javë e rëndësishme për Italinë, brenda së cilës duhet të përfundoi mandatimi i qeverisë së re nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella.
Pas zgjedhjes së Kryetarëve të dy dhomave të Parlamentit e krijimit të grupeve parlamentare, gjatë orëve të ardhshme do të nisin konsultimet me Kreun e shtetit mbi skuadrën e ministrave që do të prezantoj Giorgia Meloni.
Fitorja bindshëm e së djathtës, me një numër votash që nuk i lën shteg asnjë interpretimi, do të lehtësoj kohëzgjatjen e konsultimeve presidenciale e me shumë gjasa brenda datës 20 o 21 tetor do të kryhet dhe zytarizimi i ekzekutivit të ri.
Por para këtyre kalimeve të detyrueshme institucionale, së djathtës italiane i duhet të zgjidh konfliktin preokupues mes tyre, i kthyer prej ditësh në një luftë politike e publike mes liderit historik të së djathtës Silvio Berlusconi e lideres së sapo zgjedhur nga vota e 25 shtatorit, Giorgia Meloni.
"Mendjemadhe, prepotente, arrogante, fyese dhe qesharake" janë epitetet me të cilat Silvio Berlusconi, etiketon Giorgia Melonin, Kryeministren e ardhshme, kryearen e Partisë Fratelli D'Italia e aleaten e koalicionit të përbashkët politik, në një fletushkë mbi tavolinën e tij në Senatin italian e që nuk i shpëtoj zoom-it të telekamerave të mediave të pranishme.
Kjo fletushkë vërtetoi se mes partive të djathta, ka ende mosdakortësi në krijimin e skuadrës së ekzekutivit Meloni.
Nuk ka vonuar përgjigja e Giorgia Meloni, e cila me zë e figurë i jep një përgjigje publike Kavalierit me komentin se në atë fletushkë të tij mungon një epitet që e prezanton mirë; "Nuk jam e shantazhueshme"!
Për të qetësuar debatin mes tyre e për të gjetur rrugën e paqes, kanë ndërhyrë fëmijët e Silvio Berlusconit, Marina e Pier Silvio, që drejtojnë kompanitë e biznesin e familjes Berlusconi e që një carje e tillë nuk është në favorin e tyre së pari si sipërmarrës.
Gjatë ditës së sotme në seliën e Fratelli D'Italia në Romë, pritet të zhvillohet takimi mes dy lederëve Berlusconi-Meloni, e shpresa e të djathtëve është që klima e tensionuar mes tyre të marrë fund e të arrihet dakortësia për skuadrrën e ministrave.
Po si mund të jetë e formuar qeveria e re italiane?
Për momentin mjaft i sigurt duket posti i Ministrit të Ekonomisë e Financës, Giancarlo Giorgetti, i Partisë Lidhja e ish ministër i Zhvillimit Ekonomik në qeverinë Draghi. Matteo Salvini mund të marrë pozicionin e Ministrit të Transportit
Nga Partia Forza Italia e Silvio Berlusconit, kandidojnë për të qënë pjesë e skuadrës së ekzekutivit, Koordinatori i Partisë Forza Italia, Antonio Tajani si Ministër i Puënve të Jashtme, Prefekti Matteo Piantedosi ministër i Brendshë, ish Kryetarja e Dhomës së Senatit, Elisabetha Casellati mund të marr postin e Minisrtrisë së Administratës Publike, Paolo Zangrillo, Ministër i Shëndetësisë, Alberto Brachini o Giuseppe Rossi garojnë për Ministër Kulture.
Adolfo Russo mund të jetë Ministër i Mbrojtjes, Roberto Calderoli, ministër i Reformave, Simona Baldassarre minisër i Familjes etj.
Janë padyshim emra që qarkullojnë nëpër kanale mediatike por ende të pakonfirmuar nga forcat politike të së djathtës e që do të zgjerohen me emra zëvendës kryeminsitrash, zëvendës ministrash e nënsekretrarësh, të dalë nga ky krah politik e për të konfirmuar deklaratën e Kryeministres së ardhshme se ekzekutvi i saj do të jetë një skuadrë politike sic ishte dhe politike vota e rrezultati i zgjedhjeve i popullit italian.