Giorgia Meloni: Do ta ringremë Italinë, e majta të rrijë e qetë, kjo është demokraci
Giorgia Meloni sulmon të majtën për formimin e qeverisë së re në një postim në Facebook.
"Le të jetë në paqe shpirti juaj: ne jemi këtu për të ringjallur kombin tonë. Do të jetë një rrugë plot pengesa, por ne do të japim maksimumin. Pa u dorëzuar kurrë”, tha ajo.
Sulmet e së majtës në ditët e fundit - shkruan Meloni në Facebook - përfaqësojnë një fyerje të vërtetë për qytetarët që kanë zgjedhur kë të përfaqësohen.
“E kuptoj që për këta eksponentë mund të duket të paktën anormale të shohin parti që kanë mundësi, të qeverisjes me mbështetjen e italianëve (nuk janë mësuar), por duan apo nuk duan, kjo është demokraci”.
Të dielën ka pasur kontakte telefonike mes Giorgia Melonit dhe Silvio Berlusconit.
Të dy liderët do të takohen personalisht të hënën në via della Scrofa, siç raportohet nga burime.
