Tetë muaj luftë në Ukrainë/ Rusët kanë pësuar humbje sa amerikanët në 20 vjet luftë në Vietnam
Kundërsulmi ukrainas në jug të vendit ka sjellë entuziazëm në Shtabin Ushtarak. Sipas ukrainasve rusët kanë humbur rreth 65 mijë ushtarë në luftë, në tetë muaj. Kjo shifër është disa mijë më e madhe se sa humbjet amerikane në Vietnam në 20 vjet luftë.
Autoritetet ukrainase njoftojnë se Rusia ka humbur rreth 65,000 ushtarë që nga nisja e pushtimit në Ukrainë. Statistikisht, rusët kanë humbur në tetë muaj luftë, shtatë mijë ushtarë më shumë se sa humbjet ushtarake amerikane në 20 luftë në Vietnam.
Këtë të hënë, shtabi ukrainas njoftoi se humbjet e armikut janë në rreth 65,320 persona që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Rusët e mohojnë një numër të këtillë, dhe ka pak përditësime nga autoritetet për numrin e ushtarëve të lënduar dhe që kanë humbur jetën në fushëbetejë.
Në fund të shtatorit, ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Moska kishte humbur 5,937 ushtarë në luftën me Ukrainën, në muajt midis 24 shkurtit dhe 20 shtatorit. Ndërkohë, për palën ukrainase tha se ata kanë humbur të paktën 61,207 ushtarë dhe 49,368 janë plagosur.
Pentagoni në krahunt tjetër ka thënë se forcat e Putinit kanë pësuar humbje të ndjeshme. Uashingtoni ka thënë se viktimat ruse duke përfshirë edhe të plagosurit janë mes 70,000 dhe 80,000 deri në gusht të këtij viti.
Gati tetë muaj pas luftës, Rusia po shënon humbje të konsiderueshme nga kundërsulmi ukrainas në rajonin verilindor dhe jugor të vendit