Nisje e guximshme, kandidati njujorkez që synon Kongresin e hapi kështu fushatën zgjedhore

Mike Itkis, një kandidat i pavarur për Kongresin Amerikan në distriktin e 12-të të Nju Jorkut, ka publikuar një video të fortë dhe të guximshme me përmbajtje seksuale, për të nisur fushatën e tij për zgjedhjet afatmesme, në të cilën shfaqet sëbashku me pornostaren Nicole Sage.

Spoti erdhi si mbështetje e platformës së tij në të cilën kërkon legalizimin e punës seksuale.

Pra jo vetëm të prostitucionit, por edhe i të gjitha aktiviteteve të tjera që lidhen me seksin, si vajzat e kamerave dhe modelet e Onlyfans, dhe në përgjithësi pozitiviteti seksual, që është këndvështrimi pozitiv i seksit, i njohur si një element që mund të kontribuojë në mirëqenien e njeriut, si fizike ashtu edhe mendore.

Spoti 13-minutësh i seksit titullohet "Bucket List Bonanza".

"Po të flisja, nuk do të tregoja përkushtimin tim ndaj temës. Xhirimi i videos ishte një përvojë e jashtëzakonshme mësimore, e cila ndikoi në pikat e platformës sime," tha Itkis, i cili e quan veten një kandidat të pavarur liberal, beqar, pa fëmijë, jo monogam dhe ateist.

Itkis, i cili do të sfidojë në votim republikanin Jerry Nadler dhe demokraten Carolyn Moloney, është një major rezervë i ushtrisë amerikane dhe punon si specialist i sigurisë kibernetike.

Ndër temat e tjera të fushatës së tij, është edhe “ripërcaktimi i abortit si e drejtë për seks të paplanifikuar”.