BE do të trajnojë 15 000 ushtarë ukrainas në muajin e ardhshëm
Disa vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë kanë refuzuar të dërgojnë armë në Ukrainë, mirëpo Bashkimi Evropian pritet që të trajnojë rreth 15 mijë ushtarë ukrainas në territorin polak dhe atë gjerman muajin e ardhshëm.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të bien dakord për të trajnuar rreth 15 000 ushtarë ukrainas nga muaji i ardhshëm si dhe të dhurojnë 500 milionë euro shtesë për dërgimin e armëve në Ukrainë.
Ministrat gjithashtu ka të ngjarë të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Iranit lidhur me shtypjen e fundit të regjimit iranian kundër protestuesve dhe të diskutojnë marrëdhëniet mes Brukselit dhe Pekinit duke marrë parasysh një qëndrim të mundshëm më të ashpër ndaj Kinës.
Dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thanë se trajnimi i ushtarakëve ukrainas do të nisë në mes të muajit nëntor dhe do të zhvillohet në territorin polak dhe atë gjerman.
Brukseli e ka mbështetur Kievin gjerësisht që nga nisja e luftës me ndihmë financiare dhe ushtarake,
Kryediplomatët do të bien dakord për të shtuar 500 milionë euro shtesë në fondin e BE-së për armët e dorëzuara në Ukrainë, duke e çuar shumën totale të destinuar për armët në Kiev në mbi 3 miliardë euro.
Ndryshe nga këstet e mëparshme, paratë shtesë do të mbulojnë gjithashtu kostot e riparimit dhe mirëmbajtjes së armëve të dorëzuara tashmë në Ukrainë.