Kubë 1962, Ukrainë 2022: A ngjasojnë tensionet për luftë bërthamore?
Tetor 1962, sovjetikët dërgojnë raketa bërthamore në Kubë, pak milje larg nga Florida. Tetor 2022, rusët kërcënojnë se do përdorin armë bërthamore në Ukrainë. A ngjasojnë këto tensione nukleare me njëra-tjetrën? Kronika në vijim na njeh me detajet.
13 ditë që përcaktuan të ardhmen e shekullit të shkuar, kanë shkruar shumë analistë ndërkombëtarë kur këqyrin vendimmarrjen e presidentit Kennedy përball krizës kubane të raketave.
Tetori i vitit 1962 njihet gjerësisht si një periudhë kur tensionet bërthamore mes Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik vajtën në maksimum.
Shtabet ushtarake të të dyja superfuqive ishim mbledhur në Washington dhe Kremlin, ndërsa gishti i liderëve respektivë ishte pak centimetër larg nga butoni i kuq bërthamor.
Pyetja e sotme është nëse ngjason ndopak kriza kubane e atëhershme me kërcënimet e sotme ruse për bombardim bërthamor të Ukrainës?
Asokohe, amerikanët zbuluan vendndodhjet e raketave bërthamore sovjetike që po ndërtoheshin në Kubë, ndërsa sot presidenti Vladimir Putin ka folur për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore.
Ekspertë ushtarakë dhe të gjeopolitikës thonë se kriza aktuale është paksa ndryshe pasi Ukraina nuk ka armë bërthamore. Po ashtu, llojet e armëve bërthamore kanë ndryshuar në krahasim me vitin 1962.
Gjithashtu, asokohe, konflikti ishte i drejtpërdrejtë mes dy superfuqive, ndërsa sot në Ukrainë, është një konflikt i zgjatur. Deklaratat e Putinit në shtator për armët bërthamore, tregonin se ato ishin në sfond jo në plan të parë.
Amerikanët thonë se kërcënimet e Putinit duhen marrë seriozisht, ndaj edhe kanë thënë në të gjitha nivelet politike dhe ushtarake se nëse shkohet tek armët bërthamore, do të marrë një kundërpërgjigje shembullore.
