Firmosen ndryshimet e shefave të komisariateve nr. 1 dhe nr. 4 në kryeqytet (Emrat)
Dy komisariate në kryeqytet do të kënë drejtues të rinj. Bëhet fjale për komisariatin nr 1 i cili do të udhëhiqet nga Petrit Hala e ndërsa Luan Hysenaj është emëruar drejtor në Tiranë. Edhe pse me ritme të ngadalta lëvizjet po paralajmërojnë ndryshime të reja me firmën e muhamed rrumbullakur
Ndryshe nga paraardhësi i tij në detyrë Gledis Nano që ndyshimet i beri pak javë sapo u emerua drejtus i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku po tregohet i kujdesëshm në këtë drejtim.
Teksa po bëhën më shumë së 1 muaj që ka marrë detyrën e drejtorit të policisë deri më tani ka kryer 2 lëvizje në rang drejtorish si dhe në rang shefash komisariatesh.
Ndryshimet më të fundit u zyrtarizuan këtë të hënë. Ish zëvendës drejtori I hetimit të krimit në lezhë Luan Hysenaj është emëruar në krye të komisariatit 4 në kryeqytet duke zëvendësuar Petrit Halën i cili do të marrë zonën 1 në Tiranë.
Rotacioni vjen pas pezullimit nga detyra të Bujar Mehmetit, vendim që u mor pas konstatimeve të qeverisë për ndërtimet pa leje në zonën e farkës.
Pak ditë më parë edhe dy drejtori pësuan ndryshime. Në Dibër u emeruar Dhimitraq Ziu, duke ia zënë vëndin Skender Hitës i cili u transferua në të njëjtin pozicion në Durrës.
Me krijimin e këshillit të emerimeve në drëjtësi në policinë e shtetit, disa prej drejtorive dhe shefave të komisariateve do të pësojnë lëvizje.
Sipas burimeve do të janë emra të rinj ata që do të vinë me detyra të rëndëishmë dhe jo më xhaketat e vjetra.