Rama nis fushatën, publikon videon me dy "miq" nga zyra: Gati për fitore të re të PS
Nga Ora News Përditësimi i fundit 17 Tetor 2022, 09:14
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me publikimin e një videoje nga partia soicialiste, nga zyra e tij aty ku rikthehet për të nisur pëgatitjet për zgjedhjet lokale.
Në momentet e para të videos, Rama fikson dy breshkat që ndodhen në ambientin ku ndodhet zyra e tij dhe më pas drejtohet tek tavolina e punës.
Prej aty ai ka shprehur besimin për një fitore të re të Partisë Socialiste ndërsa uron një javë me shumë shi për të gjithë.
Sipas kryeministrit, reshjet e shiut mund të ndihmojnë Shqipërinë të përballet me inflacionin e luftës që solli Putini të cilën edhe vendi ynë duhet ta përballojë me pasojat që po jep në ekonomi.