Aksident në aksin Korçë-Pogradec, 27 vjeçari përplas të moshuarin që lëviste me biçikletë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 16 Tetor 2022, 17:19
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugon Korçë-Pogradec ku automjeti ka përplasur një të moshuar që po lëviste me biçikletë.
"Më datë 16.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, automjeti tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Korçë, ka aksidentuar biçiklistin A. Z., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve," njoftoi policia.
Gazetari i Ora News raporton se i moshuari është jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
