Çfarë mendon Sali Berisha për rrugicën e Salës? A i frekuenton lokalet atje, si i duken të rinjtë?
Ata që e frekuentojnë zemrën e kryeqytetit e dinë që dy janë zonat e njohura që frekuentojnë të rinjtë, Blloku dhe rrugica e Salës.
E për këtë të fundit kush mund të flasë më mirë se Sali Berisha, i cili edhe e ka pagëzuar këtë rrugicë për shkak se është banor i saj.
Berisha: Plot me të rinj. Ata ndjekin kënaqësitë e tyre por unë kam kënaqësinë që i shoh lokalet plot me të rinj. Tek-tuk kam qenë në ato lokale, janë cilësorë. Ofrojnë specialitete dhe shërbime shumë të mira. Njëri prej tyre është si me qenë muze i birrës, mbledh birra nga e gjithë bota. Secili ofron diçka të veçantë ndaj janë dhe plot vazhdimisht.
I pyetur në Why?Not në Rtv Ora se si e sheh Shqipërinë ideale, Berisha ka këtë përgjigje.
Berisha: Shqipëria ideale është Shqipëria e bashkuar në Europë, në paqe dhe miqësi me fqinjët e saj.
