"Rama, Meta dhe Berisha në një ishull", kreu demokrat habit me përgjigjen për kryeministrin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2022, 21:47
I ftuar në Why?Not në Rtv Ora me gazetaren Roza Lati kryedemokrati Berisha u vu para një situate hipotetike.
Jeni në një avion ju, Rama dhe Meta. Bëni aksident dhe bini në një ishull të shkretuar. Cili do tu afrohej i pari për të bashkëpunuar për të vrarë tjetrin.
Berisha: Bashkëpunimi i natyrshëm është me Ilir Metën. Të siguroj se Edi Rama nga avioni në ishull do kishte zbritur 500 copash nga frika.Do të kishte marrë fund rrugës, nuk do kishte arritur në ishull.

