Papastefani: Në Tiranë mund të ndërtohet metro dhe tramvaj
I ftuar në emisionin e mëngjesit "Ditë e Re",RTV ORA, ishte arkeologu Andi Papastefani për të diskutuar si ka ndryshuar Tirana ndër vite.
Por çfarë mund të përmirësohet në kryeqytet sipas Papastefanit dhe a ekzistojnë hapësira për të ndërtua një metro?
Andi Papastefani: Çdo gjë mund të bëhet më mirë në Tiranë. Patjetër që ka hapësira për të ndërtuar metro, madje jo vetëm metro, por tramvaj. Ekziston mundësia që në Tiranë të krijohen dy tramvaj përgjatë dy anëve të lumit të Lanës dhe të zhduket trafiku i tmerrshëm që ka kryeqyteti.
Përsa i përket të ardhmes së kryqytetit, Papastefani është shprehur se dhe pse gjithçkaje që ka nevojë të përmirësohet,ka ende shpresë .
Andi Papastefani: Nuk duhet të bëhemi pesimist. Mendoj që ka shpresë. Duhet të fokusohemi tek përmirësimi i jetesës, zgjerimi i hapësirave të gjelbërta. Në këtë mënyrë, duke përmirësuar qelizat lind nevoja e një mushkërie të dytë.
