Gent Kaprata: Brenda bashkisë të Tiranës ka 5 qytete, Shqipëria sipas BE-së ka 10 qytete
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2022, 17:30
Në emisionin "Ditë e Re" urbanisti Gent Kaprata i pyetur nga moderatorja e emisionit Arjola Shehu nëse problemet në Tiranë mund të jenë pasojë e mbipopullimit të kryqytetit u shpreh figurativisht se bashkia Tiranë ka pesë qytete në administrim.
“Mund të të them që Bashkia tiranë sot ka pesë qytete në administrim. . Me këtë dua të them që Tirana ka intensitet të lartë, jo vetëm në numër banorësh . Por nëse marrim në konsideratë kushtet që vendos Bashkimi Europian që një vend të quhet qytet, Shqipëria ka 10 qytete gjithsej , të cilët janë Shkodra, Elbasani,Durrësi, Vlora , Korça jo, Fieri jo.”, u shpreh Kaprata.
