Të ushqesh fëmijët me forcë do të thotë ti dhunosh, logopedia Altea Mema tregon gabimet e prindërve
Altea Mema, logopede në emisionin “Jeto me Orën” në foli rreth çrregullimeve të cilat mudn të shfaqin fëmijët.
Mema totë se pikërisht në momentin kur ne presim të japin më shumë nga vetja e tyre fëmijët shfaqin problematikën.
Altea Mema: Çrregullimet gjuhësore hasen më shumë në moshën e parashkollorit. Është ndër moshat ku më së shumti haset çdo problematikë ose çrregullim gjuhësor. Zakonisht në fillimet e vitit shkollor. Ndodh shpesh që në momentin që fëmijët mund të kenë një problematikë e shfaqin atë në momentin që ne presim të japin më shumë nga vetja e tyre. Nuk duhet ta shohim fëmijën si perfeksionin që ne presim. Klasa e parë është e vështirë dhe për ata fëmijë që mund të kenë çdo gjë në funksion të plotë, kurrikula e vështirë, të përshtaturit, të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë.
Mema tregoi dhe disa raste kur sjellja e prindërve mund të ndikojë negativisht tek fëmijët.
Altea Mema u shpreh:
"Është një moment ku fëmija kërkon një send që mund të jetë i rrezikshëm dhe prindërit zgjedhin t’ia japi dhe pse kërkesa është bërë në mënyrën jo të duhur. Ne duhet ti tregojmë sa e rrezikshme është dhe mënyrën e përdorimit.
Ushqimi me forcë është i gabuar, është totalisht dhunim. Goja është organi i parë me të cilin eksploron. Ndoshta nuk e pëlqen duhet ti japim varietete të ndryshme derisa fëmija ta pranojë."
Ajo thotë se prindërit të jenë më vigjilent se dhe puna është më e thjeshtë kur kemi fëmijë në moshë më të vogël.
