Enxhi Drapi rrëfen misionin e ambasadores së paqes

Së fundmi Enxhi Drapi  ka marrë titullin si ambasadore e paqes.

E ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ajo foli rreth se si erdhi një titull i tillë tek ajo.

Enxhi Drapi: Asgje nuk ndodh rastësisht, askush nuk të fal asgjë. Është një titull që më ka lumturuar. Unë kam qenë aktive që në adoleshencën time në ndihm të grave të dhunuara, të të varfërve dhe kjo ka bërë mbase që unë te jem këtu ku jem. Nuk ka qenë qëllim në vetvete titulli, më erdhi papritur. Kjo përzgjedhje ka ardhur rezultat i një pune dhe përkushtimi të madh.

Enxhi shpreshet se ndihma ndaj të tjerëve është diçka që rritet që në fëmijërinë tonë.

Enxhi Drapi: Ndihma ndaj të tjerëve është diçka që rritet që në fëmijërinë tonë. Familja më ka edukuar të jem e dahsur me njerëzit, të mundohem ti ndihmoj dhe mbase ka ndikuar që pastaj ti jap më tepër fokus. Mundohem të jem sa më pozitive. Një buzëqeshje nuk i kushton askujt është gjëja minimale.

Ajo është dhe autore e dy librave. E diplomuar në juridik dhe gazetare në profesion por me dëshirë për të qenë sa më pranë njerëzve në nevojë.