Arkitekti që pikturon muret e pallateve, grafitet i mësova nga interneti

Gjithnjë e më shumë të rinjtë shqiptarë afrohen me tendencat e të rinjve  kudo nëpër botë përsa i përket pasioneve të tyre.

I ftuar sot në emsionin “Ditë e Re”, në RTV Ora ishte Mario Dine, studenti i arkitekturës por me një pasion të madh për artin e rrugës apo siç njihet ndryshe edhe si grafiti.

Ai rrëfeu për lidhjen e tij me këtë formë bashkëkohore të artit pamor.

 Dine u shpreh se grafitin e tij të parë e ka realizuar në një shtëpi të braktisur.

“Shumë artistë që merren me graffiti e kanë marrë kulturën nga jashtë dhe e  kanë sjellë në Shqipëri, ndryshe nga unë që e kam mësuar përmes internetit.”- u shpreh artisti Dine.

Në lidhje me ushtrimin e lirë të këtij stili arti,  ai dërgoi një kërkesë përmes emisionit “Ditë e Re”, që të shtohet numri i mureve legalë në mënyrë që të rinjtë të shprehin krijimtarinë dhe talentin e tyre përmes graffitit. 

Mario u shpreh se tashmë e ka bërë ëndrrën e tij realitet duke pasur distribucion të sprajteve të ndryshme origjinale pikërisht për të shprehur pasionin e tij përmes graffitit, me produkte të cilat u kanë ardhur tashmë në ndihmë edhe artistëve të tjerë.

“Duke qenë se jam dhe vetë artist jam munduar që t’i shes me një çmim  sa më minimal të mundshëm, konkretisht me një çmim prej 600 lekë të reja, që të jetë sa më e përballueshme blerja e sprajteve për artistët e grafitit.”

Në fund studenti Mario Dine rrëfeu se arti i graffitit ka tendencën që të zgjerohet ende pasi artet murale janë si një galeri e hapur në rrugë, e cila nuk ka nevojë për ekspozitë, sepse mund ta marrësh dhe në rrugë impaktin e publikut.

“Parrulla ime e parë që përçoi një mesazh ishte në lidhje me përsonat që veshin rroba fallco të brand-eve të ndryshme. E quajta ‘Fake Gucci Personalities’ për të shprehur që këta persona, ashtu siç veshin rrobat fallco, ashtu kanë edhe personalitetin e tyre.”- u shpreh Mario.

Megjithatë përpos të gjithë rrëfimit tij në lidhje me artin që ushtron renditi si më primare në jetën e tij degën e arkitekturës duke e lënë graffitin në nivelin e një hobi.