"Kanceri u përhap dhe gjoksi u dyfishua", Mirela Shehu rrëfen luftën me kancerin. Ja çfarë i tha vajza
“Dashuri, besim dhe kurajo për të fituar betejën”, me këtë slogan Mirela Shehu i drejtohet çdo gruaje që vuan nga kanceri i gjirit.
48-vjeçarja nga Berati e ka fituar betejën e saj me këtë sëmundje një vit më parë, dhe sot në emisionin “Jeto me Orën” ajo foli për vështirësitë që kaloi por edhe mbështetjen nga familjarët dhe shoqëria.
Mirela pohoi se arriti në gradën e dytë të sëmundjes për shkak të neglizhencës saj, megjithatë ajo nuk ndali së dashuri jetën dhe luftoi për hir të familjes së saj.
“Nëna, babai, bashkëshorti dhe vajza ime 11-vjeçare janë mbështetja ime më e madhe, nga të cilët mora forcën për të luftuar. Kur i shikoja që më përkushtoheshin aq shumë, e dija që do ja dilja mbanë”-rrëfeu ajo.
Mirela tregoi në emision për vështirësitë dhe frikën që kaloi kur u diagnostifikua por edhe gjatë periudhës së terapisë.
“Kur hyra në operacion, vajza më tha që e ndjente në zemër se do dilja mirë. E përgatita veten për terapinë duke prerë gradualisht flokët. Terapia të shkakton probleme shëndetësore si të vjella dhe marramendje, por une vijova rutinën duke shkuar në punë”.
Ajo beson se gratë kanë një forcë të brendshme të pashtershme për të cilën nuk janë të vetëdijshme dhe u bën sërish thirrje të duan veten
"Unë u parapërgatita për betejën. Preva flokët. Më ranë që në terapinë e parë. Ke të vjella, ke probleme të ndryshme. Unë sot merrja terapinë të nesërmen shkoja në punë. Ishte një betejë e vështirë por sfidova veten. Çdo grua po ti vërë vetes detyrë, ia arrin. Forca e gruas dhe e nënës të shtyn përpara. Falë dashurisë së nënës, bashkëshortit, vajzës, vendit ku punoj. Falënderoj dhe drejtoreshën se ndërrova dhe vendin e punës nuk më ka munguar mbështetja së bashku me kryetarin e bashkisë. Kur u operova u ngrita menjëherë. Ecja përpara nuk doja ta shihja veten në gjendje të mjerueshme. Kjo mbase ka qenë ana pozitive për mua. Mesazhi im është të duash veten dhe të respektosh veten. Duajeni veten, jo vetëm në tetorin rozë. Kontrollohuni."
