“Kisha investuar shumë” Nora Malaj rrëfen momentin kur i ra të fikët pasi doli 'dobët' në provim

Pedagogia dhe politikania Nora Malaj  është kthyer pas në kohë.

Në emisionin “Jeto me Orën” ajo ndau një moment nga jeta e saj studentore.

Në historinë që Malaj tregon duket qartë dhe përkushtimi që ka pasur për mësimet si dhe dëshira për të arritur objektivat që i vinte vetes.

Nora rrëfeu  se në një nga provimet që kishte dhënë nuk kishte marrë rezultatin që dëshironte dhe asaj u ra të fikët.

Ajo tregon se si reagoi gjyshja e saj.

Nora Malaj: Mbarova shkollën e mesme. Mbaj mend një moment që kisha një provim dhe nuk kisha marrë rezultatin e duhur. Shkoj në shtëpi dhe më ra të fikët. Ishte një rezultat te shtata. Unë kisha investuar shumë. Gjyshja ime u njoh me profesorin dhe e kishim dhe nga ana jonë dhe i tha ‘mbesa ime është kuadër që në kopsht’. Nëna nuk gënjente, kisha një aftësi të lindur, aftësinë për të folur bukur dhe i tërhiqja të gjithë pas vetes.  Ka shumë njerëz të mirë por problemi i të mirëve është që nuk bëhen bashkë. Të mirët kudo që shkojnë dinë të bëjnë mirë dhe kur nuk kanë mundësi.