Kylian Mbappe në bisedime me Liverpool që prej 5 vitesh. Vizitoi avionin privat të pronarit Henry
Kylian Mbappe ka kaluar rreth dy orë në avionin privat të pronarit të Liverpool, John W. Henry rreth 5 vite më parë kur ai vendosi të transferohej në Paris. Në tentativë për ta bindur asin francez për të pranuar ofertën e “The Reds”, manjati amerikan e ftoi në një takim privat lojtarin 23-vjeçar, duke i bërë një ofertë shumë joshëse në vitin 2017 por ai vendosi që të zhvendosej te klubi ku u rrit në fëmijëri duke refuzuar ofertën e amerikanit 73 vjeçar.
“The Sun” shkruan se Mbappe ndihet i tradhëtuar nga PSG që tentoi të nënshkruante me Lewandowskin, Bernardo Silvan dhe Milan Skriniar pa i marrë një mendim më parë, ndërsa momentalisht marrëdhënia mes tij dhe pronarëve të klubit është e ngrirë.
PSG është në një luftë të hapur me Realin dhe vështirë se mund të pranojë një ofertë të Real Madrid e në këtë mënyrë, Liverpool mbetet pista më e mundshme e largimit të Mbappe që në muajin janar. Trajneri Jurgen Klopp e ka pranuar se klubi nuk mund ta përballojë pagën e sulmuesit por një dorë të madhe mund t’ia japë kompania Nike. Gjermani është një nga adhuruesit më të mëdhenj të sulmuesit kampion bote.
