Rudiger, 20 qepje në fytyrë për golin e barazimit...(FOTO & VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2022, 08:46
Humbja nuk është pjesë e fjalorit të Real Madrid dhe për të evituar disfatën, lojtarët e skuadrës “Los Blancos” janë të gatshëm të bëjnë gjithçka.
Këtë e vërtetoi edhe Antonio Rudiger teksa në kohën shtesë të ndeshjes me Shakhtar Donetsk nuk u mendua dy herë për të vendosur fytyrën e tij në lojë. Reali mund të ketë çuar në shtëpi një pikë, por Rudiger është kthyer me 20 të qepura në fytyrë.
30 sekonda nga fundi, një harkim i Toni Kroos gjeti kokën e qëndërmbrojtësit gjerman që kaloi portierin Trubin, i cili në tentativë për të hequr topin, e goditi në kokë. Rezultati? Një plagë e thellë në ballë. Reali mori një pikë por Rudiger rrezikon të humbasë disa ndeshje.







