Kamipionët shqiptar në xhudo

Në kampionatin ballkanik të mbajtur në Turqi  dhe në Malin e Zi për sportistët e xhudos, përfaqësuesit shqiptar  kanë sjellë medalje të tjera ari dhe bronzi.

Erisa Brahimaj ka fituar medalje ari dhe bronzi,  si Arvin Cullhaj ka fituar medalie bronzi.

Ndërkaq rrugëtimi i tyre nuk ka qenë i lehtë shprehet Lut Cullhaj. Trajneri i sportistëve tregon që frymëzimi i tyre ka qenë vëllai i tij Indrit Cullhaj teksa ka sjell medalje e para në Shqipëri. 

Fillimisht Lut Cullhaj ka qenë një sportist i xhudos teksa më vonë mori pjesë ne garë ku dhe mori statusin e trajnerit. Sot në palestrën e tij është drejtues i 100  sportistëve në të gjitha grupmoshat.

Erisa Brahimaj tregon që synimet e saj për shumë medalje të mëdha siç janë ballkaniku, te kupat e Europës  në europjan dhe olimpiadë  janë një ëndërr e saj.

Sportistja tregon që ndihet e lumtur për mbylljen e vitit të saj si kampione Ballkani për Shqipërinë, ku siç shihet dhe nga profesori saj tregon se ka prioritet që mund të marrë dhe medalje pas një stërvitje të shumtë dhe përkushtimi të dhënë. Edhe pse në vend të dytë ajo pohon se jo gjithmonë garat mund të shkojnë siç ajo mendon.

Arvin Cullhaj tregon që prej 6 vitesh tashmë që merret me sportin e xhudos pasi profesori tij shpreh dëshirën që ai ti futej judos, më pas motivimi tij ishte një shembull i mirë që ata të punoni më shumë. Një përgjegjësi mjaftë e madhe dhe emocionale për mbajtjen e një mbiemri tashmë që ka vazhduar përpara, Arvini shprehet që nuk duhet të mungoj medalia.

Lut Cullhaj si një trajner shprehet që familjarët për mua janë njësoj siç gjithë të tjerët puna është puna dhe detyra që iu jepet duhet kryer dhe nuk ka tolerancë ku mbizotëron edhe disiplina teksa sjell rezultat. Disiplina në regjimin ditorë të Erisës nis me ngrënien e mëngjesit, më pas stërvitje,  shkollë dhe pas mësimit stërvitje dhe më pas gjumë.

Regjimi i Arvit nis me 1 orë e gjysmë, stërvitje, më pas ushqimi drekës ku ka një orar të caktuar dhe gjumi i drekës ku duhet të marrin energji për ditën tjetër. 

Lut Cullhaj rekomandon xhudon sepse ka një zhvillim tek fëmijët e vegjël, ku është  një sport i shëndetshëm me rezultate nga përgatitja akrobatike ku mund të themi kryesorja tek fëmijët  është që të mos jenë gurët tek pjesa fizike si dhe vetëmbrojtje në rënien e tyre ku është shumë efikas për ta. Një ndër gjërat kryesore tek xhudo është disiplina. 

Tashmë Erisa po bënë përgatitjet për kupën europiane në Slloveni këtë muaj  teksa po punon dhe më dietën ushqimore.