Zelensky: Kievit i duhen 38 miliardë dollarë për të mbuluar defiçitin buxhetor
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sot se mbështetja financiare e vendit të tij nga donatorët ndërkombëtarë do të ndihmojë në përfundimin më të shpejtë të luftës shkatërruese.
Siria zbulon një mozaik të rrallë masiv të epokës romake
12 Tetor, 22:14
Sipas Zelensky, 38 miliardë dollarë do të nevojiten për të mbuluar defiçitin e vlerësuar në buxhetin e vitit të ardhshëm.
"Sa më shumë ndihmë të marrë Ukraina tani, aq më shpejt do t'i japim fund luftës me Rusinë dhe do të sigurojmë që një luftë e tillë brutale të mos përhapet në vendet e tjera," tha Zelensky duke folur në internet në një forum në margjinat e takimit vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore në Uashington.
Presidenti ukrainas tha se vendit të tij i duhen 17 miliardë dollarë për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara, shkollat dhe infrastrukturën kritike, 2 miliardë dollarë kredi të synuara për të rivendosur infrastrukturën e rrjetit të energjisë dhe të paktën 5 miliardë dollarë për tregun e gazit natyror dhe qymyrit.
Ai shtoi gjithashtu se Ukraina do të kërkonte të bashkohej me një program kredie të FMN-së deri në 20 miliardë dollarë.

