Propozimi: Do të marrim në konsideratë çdo shtet amerikan që do të bashkohet me Rusinë
Rusia do të marrë në konsideratë çdo shtet amerikan që dëshiron të shkëputet dhe të bashkohet me Federatën Ruse, tha deputeti i Dumës shtetërore.
Alexander Tolmachev së fundmi ka reaguar ndaj një sondazhi në internet të qytetarëve amerikanë që duan të largohen për shkak të, siç e quan ai, "politikës së jashtme të dështuar amerikane".
Sipas sondazhit, 80 për qind e banorëve të New Hampshire donin të largoheshin nga shteti, ka pohuar një media ruse e lajmeve.
“Iniciativa të tilla janë sinjal se qytetarët e Shteteve të Bashkuara janë të pakënaqur me udhëheqjen e tyre dhe janë të gatshëm të ndërmarrin masa ekstreme, deri në shkëputje, nëse vazhdon politika aktuale e Amerikës”, tha Tolmaçev.
“Është e rëndësishme që votimi të bëhet jo në rrjetet sociale, por zyrtarisht dhe në mënyrë legjitime, si në republikat e Krimesë, Sevastopol, Donetsk dhe Luhansk, provincat Zaporizhzhia dhe Kherson.”
Cynthia Nicoletti, profesoreshë e drejtësisë në Shkollën Juridike të Universitetit të Virxhinias, u shpreh se shkëputja është antikushtetuese.
"Shtetet nuk mund të shkëputen në mënyrë të njëanshme nga SHBA. Kjo gjë u parashikua si nga rezultati i Luftës sonë Civile ashtu edhe nga Gjykata e Lartë në çështjen e vitit 1869 Texas kundër White. Neni I, seksioni 10 i Kushtetutës gjithashtu ndalon shtetet nga hyrja në aleanca, traktate ose konfederata.” – shtoi ajo.

