Bilardoja njerëzore, instalacioni i viteve 1970 kthehet përsëri në muzeun danez
Muzeu “Arken” në Kopenhagen nuk i ngjan aspak një muzeumi klasik historik. Drejtuesit kanë menduar të risjellin një instalim të viteve ’70, që quhet “Bilardo njerëzore” dhe synimi është t’i jepet pak më shumë jetë muzeut të qetë.
“Bilardoja njërëzore”, një instalacion i krijuar fillimisht në vitet 1970, rikthehet i eskpozuar në Muzeun “Arken” të Kopenhagenit. Qëllimi i tre topave të bardhë gjigandë është të tërheqin sërish vizitorët, të moshuar e të rinj, në një lojë që shkakton shpërthime energjie, që rrallë shihen në sallat e muzeut të qetë.
"Është një vështrim prapa. Po rimarrim diçka nga vitet shtatëdhjetë, që ishte shumë pozitive dhe besojmë do jetë edhe sot. Synimi është t’i jepet pak më shumë jetë muzeut karakteristik historik dhe të qetë,” tha arkitekti Günter Zamp Kelp.
Bilardoja është një objekt ndërveprimi, me aktoret në lëvizje si element kryesor, që argëtohen me ushtrime të çuditshme. Një top gjigant është 50 herë më i madh se një top klasik i bilardos. Dhe janë tre të tillë që aktivizohen në një dyshek me ajër.
"Nuk mund ta shihni dallimin mes fotografive të viteve ‘70 dhe fotografive të tanishme, është plotësisht i njëjtë, ndoshta paksa stili i veshjes, por lëvizja dhe gjithçka është tamam si ishte. Nuk ka ndryshim", shton Zamp Kelp.
"Mendoj se është një ide e bukur të bësh art që të mundëson të ndërveprosh me njerëz të tjerë" thotë kuratorja Jenny Lund.
“Bilardoja gjigante" është inskenuar fillimisht nga grupi rebel vjenez Haus-Rucker-Co. 50 vjet më parë, themeluesit e grupit besonin se kohët kërkonin ndryshime rrënjësore dhe mendonin se një top i këtyre përmasave mund të ndihmonte në prishjen e hierarkive.