Harry dhe Meghan kërcejnë dhe pinë në koncert, 16 ditë pas funeralit të Elizabeth

Princi Harry dhe Meghan Markle shijuan një natë në një koncert të Jack Johnson këtë javë, dalja e tyre e parë që nga kthimi në SHBA pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth.

Duka dhe Dukesha e Sussexit panë këngëtarin amerikan, i njohur për hitin e tij të vitit 2006 "Better Together", duke performuar në Santa Barbara Bowl në Kaliforni.

Dyshja ishin në një seksion privat të koncertit mbrëmjen e së mërkurës, 5 tetor, me dhjetë persona të tjerë me të cilët u panë duke biseduar.

Harry dhe Meghan kërcejnë dhe pinë në koncert, 16 ditë

Sipas TMZ, Harry dhe Meghan vallëzuan gjatë koncertit, me Dukën e Sussex-it që i vendosi krahun rreth belit dukeshës.

Sussexes u fotografuan edhe me artistë të tjerë, përfshirë këngëtaren Paula Fuga dhe Ron Artis II.

Dalja e natës e çiftit shënoi herën e parë që çifti u shfaq në publik që nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth në Londër më 19 shtator.

Harry dhe Meghan kërcejnë dhe pinë në koncert, 16 ditëHarry dhe Meghan kërcejnë dhe pinë në koncert, 16 ditë