Trenova: Më shumë se sa gjysma e KPK-së dhe KPA-së janë emëruar në kundërshtim me ligjin
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Gentian Trenova, ish-prokuror u shpreh se më shumë se sa gjysma e KPK-së dhe KPA janë persona që janë emëruar në kundërshtim me ligjin.
Ai theksoi se në raport me ta ka një luftë ligjore për t’i deklaruar si në kundërshtim me ligjin, por shtoi se ata janë të mbrojtur nga Kuvendi dhe nga ndërkombëtarët.
Trenova: Më shumë se sa gjysma e KPK-së dhe KPA-së janë persona që janë emëruar në kundërshtim me ligjin dhe nuk kanë plotësuar kriteret ligjore, dhe është një luftë e madhe ligjore që bëhet që ata të deklarohen se janë emëruar në kundërshtim me ligjin, por kanë mbështetjen nga Kuvendi dhe ndërkombëtarët dhe nuk pyesin për asgjë.
Ishte një gabim i madh që votoi zgjatjen e mandatit të tyre, së paku të kishin kërkuar verifikimin e kritereve të tyre që janë emëruar më herët.
