Autizmi, fenomeni që nxiti realizimin e filmit shqiptar “Pelikanët e Zinj”

“Pelikanët e zinj” është filmi më i ri i realizuar i cili është lançuar në tre festivale filmi dhe pritet që mbrëmjen e sotme të ketë edhe premierën në një prej kinemave të kryeqytetit.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë realizim kinematografik ishin të ftuar në emisionin “Ditë e Re”, një pjesë e kastit të aktorëve si dhe regjisorja e këtij filmi, znj. Luli Bitri.

Znj. Bitri ndau me ndjekësit e emisionit detaje të filmit duke u shprehur se skenari i tij është realizuar në periudhë pandemie dhe ky realizim ka në qendër të tij historinë e një vogëlusheje me autizëm.

“Ne ishim në flluskën e autizmit të gjithë, të mbyllur, me vështirësi për të komunikuar, kjo ishte si një shtysë apo indicia e realizimit të këtij skenari ”shprehet znj. Bitri.

Impakti i publikut në lidhje me këtë sipërmarrje kinematografike shqiptare pritet të shihet në vazhdim.