Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Ganimete Vendresha

Ganimete Vendresha, një prej figurave më të shquara të artit shqiptar ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.

Solistja e parë e Teatrit të Operas, artistja që ndërtoi themelet e para në shkollën e Koreografisë, pedagogia që rriti breza të taletuar të dancit, u largua nga kjo botë duke shënuar një sërë kontributesh artistike por edhe humane.

Ganimetja ishte një nga artistët shqiptare që theu me elegancë tabutë. U bë pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve në Filarmoninë Shqiptare, fill pas përfundimit të Liceut.

Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Ganimete

Ajo debutoi si soliste në skenën e Filarmonisë që në moshën 16-vjeçare, e më pas e vijoi vallëzimin e saj në teatrin e njohur “Bolshoi” në Moskë, ku edhe u diplomua nën kujdesin e të famshmes Galina Ulanova. Fluturimi i saj skenik vijoi me kryerole si  “Liqeni i Mjelmave”, “Lola”,  “Mirandolina” etj.  

Me mbi 140 role në skenë, “Artistja e merituar”, që diti të fitojë zemrat e publikut e ruajti elegancën edhe jashtë skenës… do të mbahet mend për elegancën e rrallë skenike, por edhe humanizmin jashtë saj.

Në nder të artistes, mbahen nesër homazhet pranë “Operas” nga ora 10.00 në orën 12.00.

Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Ganimete