Fiton babai që vrapon me karrocë, fotografia e Naim Shalës nga Kosova më e mira e “Focus Award” 

Një fotografi ne qendër të së cilës është një baba I ri që vrapon bashkë me karrocën e fëmijës në një mëngjes, u vlerësua si shkrepja më e mirë e edicionit të 13 të konkursit” Focus Award”  që organizohet në Fier! 180 artistët në garë u vlerësuan nga një juri profesioniste pjesë e të cilës ishte edhe një fituesi i “World Press Photo Award”.

E titulluar "Misty Walking Morning " kjo fotografi vepër e Naim Shalës nga Kosova u vlerësua si më e mira e edicionit të 13 festivalit “Focus Award”  që organizohet në Fier!

180 artistë nga 23 vende  të botës ishin në garë në konkursin që këtë vit kishte temë “tjetrin”.

Treguan copëza të jetës të fiksuara në celuloid nga vendet e tyre.

“Ka marrë përmasa më të mëdha, edhe në cilësi të fotografive.”

Pjesë e jurisë ishte edhe Fotografi i njohur italian dhe fitues i dy çmimeve ndërkombëtare "World Press Photo Award", Francesco Çito.

Tregon se puna për të nuk ishte e lehtë.

"Të zgjidhje fotografitë më të mira ishte një detyrë e vështirë për ne anëtarët e jurisë."

Si një prej fotografëve që i ka treguar botës Shqipërinë që prej viteve të para postkomuniste vlerëson ndryshimet pozitive.

"Mbeta i surprizuar nga ndryshimet pozitive që vura re në Shqipëri, që nga hera e fundit që e vizitova në vitin 2004. E ardhmja uroj të jetë më e begatë për shoqërinë shqiptare."

Ekspozita me fotografitë pjesëmarrëse në festivalin “Focus Award” do të qëndrojnë të ekspozuara për 7 ditë në galerinë arteve në Fier.