Ukrainë, kreu i centralit bërthamor të Zaporizhzhia është liruar

Ukrainë, kreu i centralit bërthamor të Zaporizhzhia
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi

Kreu i termocentralit bërthamor Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia në Ukrainë është liruar. Njoftimin e bëri të ditur kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.

Ihor Murashov, drejtori i përgjithshëm i termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia, është kthyer shëndoshë e mirë pranë familjes së tij, shkroi Grossi në Twitter.

Murashov u arrestua të premten nga një patrullë ruse teksa po udhëtonte nga uzina e Zaporizhzhia për në qytetin Enerhodar, ku jeton shumë nga stafi i uzinës, sipas kompanisë shtetërore përgjegjëse për uzinën.

Kreu i Energoatom, Petro Kotin tha në një deklaratë:

Ai u nxor nga makina dhe me sy të lidhur u çua në drejtim të panjohur.
IAEA më vonë konfirmoi se kishte qenë në kontakt me "autoritetet përkatëse" pa përmendur Rusinë me emër dhe tha se ishte informuar se Murashov ishte në "burgim të përkohshëm".

Ndalimi i Murashov "ka një ndikim të menjëhershëm dhe serioz në vendimmarrjen për të garantuar sigurinë e uzinës", tha të shtunën mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.