Epoka e botoksit, rreziku tek moshat e reja

Dermoestetistja Iva Çaushaj  në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA tha se pas pandemisë injeksionet e bukurisë kanë arritur kulmin.

Iva Çaushaj: Janë injeksione që premtojnë rininë e përjetshme por si çdo fenomen kanë arritur kulmin e vet sidomos pas pandemisë. Besoj se është në fazë rënie trajektorja. Po hyjmë në një fazë të re fazën e rigjenerimit. Stimulim në nivel qelizor.

Sa i përket pjesëve në të cilat aplikohen fillori dhe botoksi dermoestetistja bën një dallim mes tyre.

Iva Çaushaj: Filleri preferohet të injektohet në 2/3 e lëkurës, por varet nga problematika. Botoksi preferohet të aplikohet në 1/3 e sipërme të lëkurës, pjesa e syve dhe balit.

Çaushaj  thotë se vajzat e vogla 17 e 18 vjeç nuk do të donte të shkonin si zgjidhjen e parë injeksionet.