Ndërhyrjet estetike, ja çfarë preferojnë vajzat dhe djemtë

Shumë vajza dhe djem zgjedhin të bëjnë ndërhyrje estetike në trupin e tyre.

Por cilat janë ato ndryshime që preferojnë të bëjnë vajza dhe cilat djemtë?

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA dermoestetistja Iva Çaushaj  tha se vajzat më shpesh kërkojnë ndërhyrje në pjesën e mollëzave dhe buzëve ndërsa djemtë janë më të orientuar në pjesën e syve dhe ballit.

“Të vajzat mollëzat dhe buzët janë më të shpeshtat që kërkohen se kanë impaktin më të madh. Djemtë më tepër janë të orientuar te pjesa e botoksit ose acidit jaluronik në pjesën e syve dhe ballit.”

Ajo thotë se të rinjtë shqetësohen dhe për disa rrudha në cepin e syrit por këto sipas saj janë janë të menaxhueshme përmes klinikave estetike.

“Moshat e reja shqetësohen për disa rrudha në cepin e syrit ose të ballit që në fakt janë të menaxhueshme përmes klinikave estetike. Nëse moshat e reja do të punonin me parandalimin e rrudhave, nëse lëkura do të mirëmbahej dhe do të parandaloheshin do të ishte më e panevojshme të drejtohemi drejt fillerave. Nuk them të mos  aplikohet por të mos abuzohet”, tha ajo.