Lidhen e dhunohen nënë e bir, hajdutët e maskuar torturojnë dhe grabisin familjen në Klos

Anëtarët e një familje u torturuan dhe grabitën në orët e para të mëngjesit nga persona të maskuar dhe armatosur në fshatin Dom  të Klosit. Hajdutët që ishin të paktën 5 persona lidhën dhe dhunuan nënë e bir, ndërsa morën një sasi të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë.

Nënë e bir u dhunuan në shtëpinë e tyre në fshatin Dom të Klosit nga persona të armatosur që hynë aty për ti grabitur.

Ishte ora rreth 03 30 minuta e kësaj te diele, ku autorët që sipas të dhënave ishin të paktën 5 persona hynë në vilën tre katëshe nga një dritare nga ana e pasme.

Të armatosur dhe maskuar, ata kanë lidhur djalin e familjes që ndodhej vetëm me nënën rreth 80 vjeç.

Sipas dëshmive të dy janë dhunuar e goditur me qytën e automatikut, duke u shkaktuar fraktura në trup.

Pasi kanë kontrolluar nëpër dhoma, hajdutët sipas dëshmive kanë gjetur 8 mijë euro, 1 milion lekë shqiptare dhe sende të tjera me vlerë.

Më pas janë larguar në rrugën që të çon drejt Klosit dhe kanë humbur gjurmët.

Policia e Dibrës thotë se pas veprimeve ka shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e personave të  përfshirë në këtë ngjarje që ka tronditur banorët të cilët kërkojnë ndëshkim maksimal.

Lidhen e dhunohen nënë e bir, hajdutët e maskuar torturojnë

Lidhen e dhunohen nënë e bir, hajdutët e maskuar torturojnë

Lidhen e dhunohen nënë e bir, hajdutët e maskuar torturojnë

Lidhen e dhunohen nënë e bir, hajdutët e maskuar torturojnë

Lidhen e dhunohen nënë e bir, hajdutët e maskuar torturojnë