Rritja e çmimeve, ulet konsumi
Të dhënat e raportuara nga INSTAT tregojnë se gjatë 8 muajve të parë të këtij është ulur volumi i mallrave në porte. Ekspertët thonë se shkak është bërë rritja e çmimeve në vendet e origjinës.
Një rënie e ndjeshme është konstatuar nga volumi i mallrave të shkaktuara në porte si në muajin gusht dhe përgjatë tetëmujorit të këtij viti.
Duket se çmimet e larta po frenojnë konsumin te qytetarët.
Gjatë muajit gusht, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 256.2 mijë tonë, duke u ulur me 40.5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj, thekson se rritja e kostove është shkaku kryesor.
Gjokutaj: Rritja e kostove ndikon në uljen e volumit, Transporti është i drejtpërdrejtë me qarkullimin e mallrave. Rritja e naftës, energjisë etj. Kanë pësuar tkurrje për shkak rritjes së çmimit të vendit të origjinës.
Por cilët janë mallrat të cilat zënë vend kryesor në transport?
Gjokutaj: Zënë vend karburantet, malllrat e ushqimit, produkte ushqimore, si dhe materialet e ndërtimit.
Gjithashu dhe volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 3.9%.
Ndërkaq, në të dhënat e publikura të INSTAT, rritje ka pasur udhëtimi i pasagjerëve.
Vetëm në muajin gusht transporti ajror i pasagjerëve zë 61.1%.
