Tenderi i FSHZH-së/ Ledet "djegin" 1.7 milion euro, paratë pa destinacion
Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të shpenzojë edhe 1.7 milionë euro, ku qëllimi do të jetë një studim.
Më konkretisht bëhet fjalë për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm nëpërmjet aplikimit të modeleve inovative për përmirësimin e shërbimeve utilitare publike.
Në dokumentet e publikuara nënvizohet se dokumentet për prokurimin duhet të paraqiten deri në datën 13 tetor.
Justifikimi për dhënien e fondit prej 206 milionë lekësh është bërë me argumentin se “Në kuadër të përmirësimit të eficencës së energjisë, por edhe si një synim për të reduktuar varësine nga energjia elektrike e cila prodhohet nga burime jo të rinovueshme, është analizuar dhe vlerësuar ndërtimi i disa sistemeve për prodhimin e energjise elektrike përmes teknologjise fotovoltaike, si dhe ndriçimi rrugor në investime të zonave të ndryshme i cili do të mundësohet nëpërmjet ndriçuesve LED solar”.
Por më tej nuk jepet asnjë e dhënë se ku do të vendosen panelet apo në cilën bashki do të ketë ndriçim rrugor me led solar.
Më tej shtohet se nxitja përmes fondit prej 1.7 milionë euro do të jetë për të aplikuar këtë teknologji në një sipërfaqe prej 10 mije metër katrorë.
Ky nuk është rasti i parë kur Fondi i Zhvillimit hap një tender pa përcaktuar qartë fushën e aplikimit.
Pak javë më parë u hap një fond prej rreth 4.5 milion eurosh për një park në kryeqytet, ku sërish mungonin shumë të dhëna.

